Sulmi në Bengazi, Klinton pyetet për 11 orë nga republikanët, debate të ashpra
Kandidatja demokrate për Presidente e Shtëpisë së Bardhë, Hilari Klinton, i është përgjigjur pyetjeve të republikanëve për 11 orë rresht në lidhje me sulmin e vitit 2012 në Konsullatën amerikane në Bengazi, në të cilin humbi jetën Ambasadori dhe tre punonjës amerikanë.Klinton shmangu komentet për kritikat e ashpra të republikanëve mbi menyrën se si ajo trajtoi sulmin e Bengazit gjatë seancës dëgjimore në Kongres.Ish-Sekretarja e Shtetit nuk iu përgjigj akuzave të republikanëve se në atë kohë ajo ka injoruar kërkesën për rritje të sigurisë në Libi dhe ka keqinformuar publikun në lidhje me shkakun e sulmit të dyshuar se është kryer nga militantë të Shtetit Islamik.Gjatë seancës dëgjimore pati debate të ashpra mes republikanëve dhe demokratëve, por 67 vjeçarja Klinton shmangu sërish grindjet gjatë pyetjeve provokative dhe agressive të opozitarëve.Ish-Sekretarja i tha panelit se ishte vërtetë e dhimbshme që ajo vjen e akuzuar për neglizhencë ne rritjen e masave të sigurisë në Libi në 2012, gjë e cila do ti kishte shpëtuar jetën ambadorit Christopher J. Stevens dhe tre amerikanëve të tjerë .Sa i pëket opinionit mbi seancën e mbajtur për Bengazin, amerikanët janë të ndarë.Sipas sondazhit të Reuters, 35 përqind e të anketuarve mendojnë se seanca ishte e vlevshme, 67 për qind e republikanëve mendojnë se ishte e nevojsme, kurse nga demokratët vetëm 16.5 për qind ishin pro pyetësorit për Klinton.