Trafik narkotikësh dhe armësh, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari nga Lazarati
Ekstradohet nga Italia 53 vjeçari, Qerim Rabaj, nga Lazarati i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve dhe armëve luftarake e municioneve.Policia bën me dije se me datë 24.06.2014, gjatë operacionit antikanabis “Qershor 2014”në Lazarat, ka filluar proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Qerim Rabaj, banues në Lazarat, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar 1 presë metalike me pompë hidraulike me manometër për presimin e lëndës narkotike, 3 kg lëndë e dyshuar narkotike-kanabis sativa, 8 tubeta qelqi të mbushura me fara të dyshuara të bimës kanabis sativa, 3 kasaforta metalike të mbyllura, 2 paisje për filtrimin e ujit, 5 kamera vëzhgimi dhe 1 monitor, 1 autovetur e markës BMW me targa AA 550 FD.Gjykata e Gjirokastrës me vendim nr.584, datë 12.12.2014 kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Prodhim dhe shitje pa leje të armëve luftarake dhe municionit".Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali, u bë i mundur arrestimi i tij atje, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.