Në Kukës bie bora e parë, ulen temperaturat
Dëbora e parë zbret në Qarkun e Kukësit duke paralajmëruar banorët se stina e dimrit është në prag.Në majën e malit të Gjalicës sot është parë dëbora e parë e cila ka rënë pas më shumë se 3 ditëve reshje të dendura shiu, të cilat shoqëruan gjithë rajonin veri-lindor.Dëbora ka rënë edhe në zonate thella si stanet e Shishtavecit, Kalisit, Grykë Ccajës,Lekbibajve etj.Temperaturat gjatë ditës së sotme kanë shënuar një rënie të theksuar në krahasim me ditët e kaluara, ndërkohë që tashmë banorët duhet të pajisen me dru zjarri për të përballuar të ftohtin që karakterizon Kukësin, Hasin e Tropojën.Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në disa segmente rrugore, ndërkohë që temperaturat kanë rënë deri në 5 gradë celcius.
/Oranews.tv/