Si shkon Koalicioni? Ruçi: Të gjithë të qeshur. Impulse të reja? Meta: Duhen në çdo moment
Kryetari i Parlamentit, njëkohësisht kreu I LSI-së Ilir Meta dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi e quajtën një takim "normal pune", shkëmbim mendimesh për reformat, takimin e zhvilluar paraditen e sotme (23 tetor 2015) në rezidencën qeveritare përballë kryesisë së Kuvendit.Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarë të lartë të partive aleate, janë mbledhur për një takim prej gati 100 minutash, ku shtylla e diskutimit kanë qenë reforma në drejtësi dhe miratimi i ligjit të dekriminalizmit.Takimi, u realizua në rezidencën qeveritare, me praninë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, atij të Drejtësisë, Nasip Naço, kreut të komisonit të posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe krerët e grupeve parlamentare të PS, Gramoz Ruçi dhe LSI, Petrit Vasili.Kreu i Kuvendit Ilir Meta, u largua më herët nga takimi, dhe preferoi të kthehej jo më në automjetin e tij duke dhënë disa komente të shkurtra për gazetarët, por ndoshta edhe mesazhe indirekte për kryeministrin, kur u shpreh se nuk ka ndryshuar mëndje, për nevojën e emrave të rinj në kabinetGazetari: A i vazhdon idesë për impulse të reja në qeverisje?Meta: "Impulset duhen në çdo moment"Por kjo kërkesë, dhe mungesa e deputetëve e minsitrave një ditë më parë në seancë kur mbante fjalë kryeministri, a është një sinjal për probleme brenda koalicionit?Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, tha shkurt: "Besoj se nga pas nuk kishte ndonjë të vërenjtur apo jo?! Të gjithë të qeshur, të lumtur"Në takim ishin Kryeministri Edi Rama, kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, atij të LSI-së Petrit Vasili dhe kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Si shkojnë punët e koalicionit? Pas takimit, Ruçi iu përgjigj gazetarëve: "Besoj se nga pas nuk kishte ndonjë të vërenjtur apo jo?! Të gjithë të qeshur të lumtur"Temë e diskutimit në rezidencë ka qenë edhe dekriminalizmit. Meta e Ruçi ishin në të njëjtën linjë.Ora News e pyeti zotin Meta edhe për letrën prej së cilës KLSH i kërkonte ngritjen e një komisioni hetmor për CEZ, por kreu i Kuvendit tha se ende nuk e ishte njohur me përmbajtjen saj zyrtarisht. [caption id="attachment_602876" align="alignnone" width="639"]
Rezidenca qeveritare përballë kryesisë së Kuvendit[/caption][caption id="attachment_602930" align="alignnone" width="636"]
Ilir Meta ne rezidencen qeveritare[/caption][caption id="attachment_602915" align="alignnone" width="640"]
Gramoz Ruçi & Ylli Manjani[/caption][caption id="attachment_602917" align="alignnone" width="635"]
Petrit Vasili & Ylli Manjani[/caption] /Oranews.tv/