Azilkërkuesit, Zv/Ministri Belortaja: Shkaqet lidhen me ekonominë

Ministria e Jashtme shkon  përtej argumenatve të kryeminsitrit Edi Rama,  për  origjinen e azilkërkueseve  shqiptarë në Europë dhe fluksin e lartw tw tyre.  Ndërsa kryemisnitri  sheh si kontigjent potencial azuilkërkimi,  shqiptarët që  kan humbur vendet e punës punën  nw një nga shtetet europiane, Zëvendësmisnitri i Jashtëm Selim Belortaja,  liston të tjera problematika qe e kane shkakun tek  ekonomia ne vend. Selim Belortaja :  "Edhe vështirësitë që ka një fragment i shoqërisë, i popullsisë prej ashpërsisë së reformave ose efekteve afatshkurtra që prodhojnë reformat e guximshme për një fraksion të vogël të popullsisë ."Kosmioni i Jashtëm preku edhe faktin se shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm është thirrur nga shteti grek të kryejë shërbimin ushtarak. Aldo Bumçi : "I gjithë materiali konfidencial që është edhe publik, dhe ai që ne nuk e dimë kalon nga dora e shefit të kabinetit . Dhe si mund të jetë atëherë shefi i kabinetit i ministrit të jashtëm që kalon këtë material konfidencial jo vetëm për në si shtet por dhe për partnerët më të rëndësishëm për çështjet më delikate të jetë ushtar i një vendi tjetër, ky është një skandal. Nëse është e vërtetë Ministri i Jashtëm duhet të dorëhiqet "Mundësinë e një kërkese të tillë nga shteti grek,  e konfirmoi  dhe zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja.Selim Belortaja : "Edhe vet person i përmendur është duke e verifikuar se çfarë ka mbrapa situatës së vet sepse ai thotë në dijeninë time në një takim që bëra unë te shkallët me të, që "unë vet e kam marrë një ngacmim, një njoftim dikur dhe e kam refuzuar kategorikisht".Mbi situatën e azilkërkuesve shqiptarë në Komsionin e Jashtëm pritet  të raportojë dhe ministria e Brendshme.