Sekuestro mallrave pa faturë, qeveria shkel premtimin, kishte lënë afat 31 dhjetorin

Fundi i vitit që u la si afat nga Ministria e Financave për bizneset për të deklaruar mallrat pa faturë, nuk po zbatohet për të vegjëlit. Në terren ka nisur konfiskimi i mallrave pa faturë të tyre, ndërsa tatimet deklarojnë se 31 dhjetori është lënë si afat për binesin e madh, që ka sasi të konsiderueshme malli dhe që kërkon kohë të evidentohet.Shkëlqim Cani, 26 shtator: “Të gjithë tatimpaguesit që kanë gjendje mallrash pa faturë, të cilat ata e ribëjnë deklaratën deri në datën 31 dhjetor 2015 u hiqet penaliteti dhe u hiqet ndjekja penale”.Biznesmeni në Fier, 2 tetor: “Sipas asaj që tha Ministri i Financave që deri në 31 dhjetor nuk do ketë konfiskime por duhet të bëjnë vetëdeklarimin, këta kanë ardhur dhe sot po konfiskojnë”.Vendimi i Ministrisë së Financave nuk po zbatohet për bizneset e vogla dhe malli i tyre pa faturë po sekuestrohet.Ky fakt konfirmohet edhe nga burime zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.Sipas tyre, afati është lënë kryesisht për bizneset e mëdha, që kanë sasi të konsiderueshme malli dhe duhet kohë për evidentimin e tyre.Ndërsa bizneset e vogla duhet të bëjnë sa më shpejt vetëdeklarimin e mallit për të mos u kapur nga kontrollet e rradhës së tatimorëve.Pasi, malli që kapet pa faturë konfiskohet, ashtu siç edhe po ndodh.canii /Oranews.tv/