Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2015, 17:28
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Rrugën e Rinasit.Sipas informacioneve të para policore mjeti me targa AA 535 KK dhe mjeti me targa AA 145 ET janë përfshirë në aksident, duke u përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë mbetën të plagosur lehtë 4 persona.4 personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit./Oranews.tv/