VIDEO/ Barack Obama suprizon dhëndrin dhe nusen në fushën e golfit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2015, 17:03
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka suprizuar me prezencën e tij çiftin Stephanie dhe Brian Tob ditën e tyre të dasmës në fushën e golfit “The Lodge at Torrey Pines” .Obama ishte duke luajtur golf në raundin e tij të fundit kur zbuloi se në po të njejtën fushë të San Diegos po zhvillohej një ceremoni martesore.Video tregon momentin befasues kur Presidenti i bashkohet turmës së dasmorëve dhe përshëndet nusen me dhëndrin.Ngjarja padyshim që e ka zbukuruar ditën e tyre të dasmës teksa çifti duket tepër i entuziazmuar ndërkohë që bëjnë foto me liderin amerikan.
/Oranews.tv/