‘Njeri i Çeliktë’ i jetës reale, bie nga shkëmbi me biçikletë e çohet të përfundojë garën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2015, 10:22
Kjo mund të jetë një nga rikuperimet më impressive në historinë e garave me biçikleta.Gjatë kompeticionit të organizuar nga Red Bull, që u organizua në Utah të Shteteve të Bashkuara, Nicholi Rogatkin trokiti në derën e vdekjes.19-vjeçari sapo filloi garën e tij në raundin kualifikues, kur humbi kontrollin e biçikletës së tij dhe u përplas me një shkëmb.Dhe ndërsa rënia, mund të kishte qenë fatale, fatmirëisht Rogatkin nuk i humbi ndjenjat dhe pastaj papritur u kthye në garë për të përfunduar raundin e tij.“Çdo gjë po shkonte mirë, përpara se të rrëzohesha,” shpjegoi ai pas garës. “Kur rashë mendova se do humbja ndjenjat, por nuk ndodhi”.
