LSDM: Nuk ka negociata nëse nuk kompletohet ekipi i Janevës

LSDM-ja mbetet në qëndrimin për ngrirjen e bisedimeve politike, derisa të përmirësohet shkelja e Ligjit për Prokurorinë Speciale.Partia e Zaevit kërkon votimin urgjent të 7 prokurorëve të mbetur të ekipit të Katica Janevës.Në të kundërtën, nuk do të dorëzojnë as listën për ministrat dhe zv/ministrat, pavarësisht se afrohet afati i 20 tetorit.Për të tejkaluar problemin me prokurorëve, sot në Klubin e Deputetëve janë rikthyer në takim përfaqësuesit e 4 partive politike.“Nuk do të bisedojmë për asnjë temë tjetër derisa të zgjidhet ky problem. Kërkojmë me urgjencë që Këshilli i Prokurorëve Publikë të thërret seancë dhe të zgjedh ekipin e mbetur, në pajtim me kërkesën e Prokurores Speciale. Kërkojmë Këshilli i Prokurorëve Publikë ta respektojë ligjin. Derisa të zgjidhet ky problem, për LSDM-në Marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut nuk është aktive”, deklaroi Damjan Mançevski, LSDM.Sipas LSDM-së, është absurde që 4 partitë politike bisedojnë për vendimet e Këshillit të Prokurorëve, por e tillë sipas tyre, është edhe situata në institucionet e shtetit.“I gjithë ky proces është absurd dhe fakti që gjendemi këtu për të diskutuar për këto çështje është situatë absurde. Por, ashtu e kemi edhe shtetin”, tha Damjan Mançevski, LSDM.Ligji për Prokurorinë Speciale parashikon që Këshilli i Prokurorëve duhet t’ia votojë Prokurores Speciale ekipin dhe planin e punës.Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Prokurorëve votoi vetëm 7 nga 14 prokurorët e propozuar nga Katica Janeva. Kjo sipas LSDM-së, por edhe sipas garantuesve ndërkombëtarë të marrëveshjes, është shkelje e ligjit të votuar paraprakisht me konsensus. /alsat-m/.