Netanjahu thirrje urgjente për qetësimin e tensioneve në Jeruzalem
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu i ka kërkuar liderit palestinez Mahmoud Abbas të zhvillojnë bisedime për të qetësuar valën e fundit të dhunës.Netanjahu tha se ai është krejtësisht i hapur për një takim që sipas tij mund të jetë “potencialisht i dobishëm”.Ai gjithashtu mbrojti një vendosje masive të sigurisë në Jeruzalem pas një vale sulmesh me thikë nga palestinezët.Sulmet e këtyre ditëve kanë lënë 7 izraelitë të vdekur dhe dhjetra të plagosur.Disa nga sulmuesit ishin në mesin e të paktën 30 paletsinezëve të cilët u vranë në dhunën e kohëve të fundit.Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve janë nxitur nga përleshjet në Jeruzalem në Bregun Pernëdimor, dhe përtej kufirit të Gazas.“Tani për tani, ne mund të flasim, nuk e kam problem dhe duhet ta ndalojmë menjëherë këtë valë sulmesh kundër Izraelit,” tha Netanjahu në konferencë për shtyp .“Jam i gatshëm të takoj presidentin Abas, por ai nuk është gatshëm të takohet me mua”.Udhëheqësi izraelit tha se ai ishte gjithashtu i gatshëm për t’u takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry dhe Mbreti Abdullah të Jordanisë për bisedime për të shpërndarë tensionin.