Tjetërsuan 747 ha tokë pronë shtetërore, AKKP kallëzon 13 ish-zyrtarë

Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar penalisht 13 ish zyrtarë për tjetërsim të pronës shtetërore në rrethin e Beratit.Dyshohet se me faslifikim të dokumentave është bërë tjetërsimi i 747 ha tokë pronë shtetërore.Sipas AKKP janë kallëzuar në prokurori ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, përgjegjësi i SAMT në Berat, ish-sekretari dhe kryetari i Këshillit në komunën Meldove, anëtarë të komisionit të verifikimit të pronës dhe anëtarë të pleqësisë së fshatit Meldove.AKKP deklaron se do të kallëzojë çdo rast të faslifikimi të dokumentave me qëllim tjetërsimin e pronës.