Fushë-Krujë, eksploziv shtyllës së tensionit të lartë dhe një dyqani
Në Fushë-Krujë janë rikthyer sërisht shpërthimet me eksploziv. Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në më pak se dy orë. Shpërthimi i parë kë ndodhur në fshatin Arameras, ku persona të paidentifikuar tentuan të hedhin në erë një shtyllë të tensionit të lartë. Shpërthimi i dytë ndodhi në fshatin Nikël në një dyqan. Fatmirësisht në të dy rastet nuk pati persona të lënduar, por vetëm deme materiale.Një shtyllë e tensionit të lartë është tentuar të hidhet në erë me lëndë shpërthyese. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arameras të Fushë Krujës rreth orës 22:00.Sipas policisë fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në këmbët e shtyllës së tensionit të lartë dhe nga shpërthimi shtylla nuk është rrëzuar. Ndërsa zona ka mbetur pa energji elektrike.Shpërthimi tjetër ndodhi në fshatin Nikël në dyqanin e shtetasit G.M. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55. Edhe këtu fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Policia në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 
/Oranews.tv/