Banorët vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve

Në shumë qarqe të vendit, banorët vijojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Kështu, të ndodhur para një situate emergjence, nga mungesa e veshmbathjeve, ushqimeve, apo orendive elektroshtëpiake, banorët në Vlorë, të prekur nga përmbytjet apelojnë për ndihmë.Krahas familjareve, goditje te forte nga përmbytjet pësoi edhe biznesi. Në zonat e prekura janë mbi 1400 biznese të vogla të dëmtuara, si oficina, ushqimore, punishte, furra buke, etj.  Ndërkohë bashkia e Vlorës ka punuar përgjatë gjithë natës për heqjen e inerteve dhe gurëve nga rruga në zonën e ujit të ftohte.Jashtë vëmendjes së shtabit të emergjencave ka mbetur bashkia e Selenicës. Tre ditë nga përmbytjet e së dielës, bilanci është 50 familje në Dushkarak dhe Vllahinë vijojnë të vuajnë pasojat e vërshimit të ujit. Sipas të dhënave nga bashkia e Selenicës, vlera e dëmit në bizneset e përmbytura përllogaritet në të paktën 500 mln lekë të vjetra deri me tani.Përmbytjet në Fier i dhanë goditje të rëndë sipërmarrësit të sektorit tekstil në zonën e njohur si "ura me Shkallë". Viktor Karroqe pohon se gjatë 25 viteve që ka hapur aktivitetin, është përmbytur disa herë, por jo si këtë të dielë, ku dëmi paraprak e kapërcen shumën e 1.5 milionë lekëve të reja.Viktor Korroqe: “ Është një mall që nuk mund të rikuperohet , as të bëhet më. Nuk ka ardhur njeri fare që të paktën të interesohet për ne dhe të bëhen pak kuriozë se çfarë dëmi apo çfarë humbje kanë këta njerëz.”Ndërsa në Shkodër, 5 fshatra të njësisë administrative të Hajmelit prej disa ditësh kanë mbetur të izoluar si pasojë e shembjes së një ure.Banori : “Unë si banor i fshatit Hajmel jam paralizuar komplet, nuk kemi asnjë komunikim as me fshatrat e tjera , as me qytetin. Kemi kërkuar ndihmë edhe te prefektura por deri tani nuk na kanë dhënë përgjigje”Problematike është situata edhe në Elbasan. Shkatërrimi i një pjesë të argjinaturës së përroit të zaranikës, kërkon investim urgjent nga qeveria, në mënyrë që të shmangen fatkeqësi të mundshme në rast reshjesh intensive. deklarata vjen nga kreu i bordit te kullimit në Elbasan Astrit Xhelili, i cili thekson se në argjinaturën mbrojtëse të përroit nuk është ndërhyrë prej viteve 70.Astrit Xhelili : “Për të stabilizuar përroin e Zaranikës duhet një investim që fillon nga dita dhe të paktën 3 km nga 5 km që është përroi , 3 km duhet një riveshje sepse animet që ne bëjmë nuk garantojnë betonin që është hedhur ose më saktë projekti fillestar është bërë në vitet ’70. Betoni tani shkërmoqet shumë shpejt prandaj aty duhet një investim nga fillimi.”Keto argjinatura të vjetëruara sipas Xhelilit nuk japin garanci për shamgnien e përmbytjeve./Oranews.tv/