Banorët ankohen: Paguajmë taksa, por rrugët janë me gropa e puseta të hapura

Në Durrës vërehet mungesë e madhe investimesh në infrastrukturë. Në dy lagje jo shumë larg qendrës së qytetit bregdetar, rrugët janë të amortizuara dhe me puseta të hapura. Sipas qytetarëve, zona nuk ka njohur investime prej vitesh.Nëse rruga të bie në qytetin bregdetar të Durrësit, përvec pamjes mahnitëse të detit, vëmendjen ta tërheq dhe infrastruktura.Rrugë të amortizuara dhe me gropa të mëdha, puseta të hapura, janë kthyer në një kosto më vete për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.Ky aks që mban emrin "Gjelberimi" ndodhet shumë pranë qendrës së Durrësit.Qytetari : “ Taksat se ku shkojnë nuk e di.7 herë në ditë e bëj këtë rrugë dhe shih makinën 1 muaj kam që e kam bërë kolaudimin sot mu bë për tu çuar atje”Sipas qytetarëve durrsakë, zona nuk ka njohur investime prej vitesh.Qytetari : “Kjo nuk qëndroi e rregullt as 2-3 muaj, u prish qëkur u bë. Po bën 2-3 vjet që është bërë . Që kur u asfaltua në darkë doli sërish uji dhe dihej që do prishej.”Gjatë stinës së dimrit për shkak të reshjeve të shiut, rrugët në lagjet 15 dhe 18 bëhen të pakalueshme./Oranews.tv/