Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu homazhe në vendin e shpërthimit

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka vizituar stacionin qëndror të trenit, në ndër 128 personave që humbën jetën si pasojë e dy sulmeve kamikaze.Së bashku me gruan e tij Sare, ai vendosi karafilë përpara lutjeve. Vetëm pak pas vizitës, mediat bënë me dije se forcat e sigurisë kishin kryer një shpërthim të kontrrolluar të një pakoje të dyshimtë që ndodhej pak metër larg vendit të ngjarjes, por pas hetimeve u pa se në çantë ndodhej një sasi ushqimi.Qeveria e Turqisë fajësoi Shtetin Islamik për dy sulmet e ndodhura disa ditë më parë, duke thënë se autoritetet po shqytojnë disa prova ADN-je.Sipas tyre, tragjedia ishte sajuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen më datë dy nëntor. Megjithatë, protestat kundër zyrtarëve të qeverisë kanë qënë të shumta. Shumë individë janë parë duke mbajtur në duar parrulla që shkruanin "shtet vrasës". Sipas forcave politike opozitare, sulmi është dirigjuar nga Presidenti, Taip Erdoan, pasi në tubim ndodheshin parti të cilat ishin pro separatistëve kurdë.