Palestinezët sulmojnë në "ditën e tërbimit"
Dhuna ka vërshuar sërish në rrugët e Izraelit, ku shumë persona janë plagosur teksa protestuesit palestinezë kanë shpallur "ditën e tërbimit". Ngjarja më e rëndë ndodhi në një autobus, ku dy militantë kanë hyrë duke qëlluar me thikë pasagjerët. Një person humbi menjëherë jetën ndërsa pesë të tjerë janë kanë plagë të rënda.Disa minuta më pas, një tjetër palestinez parkoi makinën e tij pranë një stacioni autobuzi, dhe filloi të godiste kalimtarët i armatosur me një thikë. Zëdhënësi i Policisë, Luba Samri, tha se agresori ishte neutralizuar nga të pranishmit, e më pas është arrestuar nga autoritetet. Në këtë video amatore shfaqen disa izraelitë që godasin personin në fjalë, ndërkohë që ky i fundit gjendet i shtrirë në tokë.Prej ditësh, në Izrael ka nisur një valë masive protestash, ku deri më tani numërohen plot 31 viktima. Prej tyre, pesë janë shtetas izraelitë dhe 26 janë palestinas. Në këtë bilanc janë të përfshirë tetë persona të mitur.Xhoi says