Në shkollën "Avni Rustemi" të Kukësit nxënësit nuk kanë as karrige të ulen

Prindërit e nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Kukësit janë tepër të indinjuar.Shkolla në të cilën studiojnë fëmijët e tyre është në gjëndje të mjerueshme instrastrukturore.Nuk mund të flitet vetëm për dyer të dëmtuara, tavolina të dëmtuara, apo mungesë e ngrohjes tani që dimri po afron.Por në disa klasa fëmijët e tyre nuk kanë as ku të ulen. Në vend të tyre janë karrige shtëpie, të cilave u ka mbetur vetëm skeleti.“Jam në klasë me vëllanë tim. Ai rri në një dërrasë shumë të vogël” thotë një nxënës.“Unë rri me një dërrasë që më ka gjetur. Stolat i kemi të prishura, rrimë në qoshe të stolave”Një situatë e tillë indinjoi dhe prindërit të cilët kërkojnë marrjen e masave urgjente, në të kundërt thonë se mësimi do të bojkotohet nga fëmijët e tyre.“Fëmijët tanë nuk do të marrin pjesë në mësim për aq kohë sa problemi të marrë zgjidhje. Të mos ketë vend ku të ulet fëmija është krim. Pa karrige, çfarë i kërkon atij fëmije” thonë prindëritSistemimi i Bankave të shkatërruara, dyerve të thyera, ngrohja e klasave gjatë dimrit janë disa nga kërkesat e këshillit të prindërve të shkollës 9 vjecare "Avni Rustemi". Sipas DAR Kukës, situata ëhstë pasojë e mungesës së fondeve për investime. Në qytetin e Kukësit janë 6 shkolla 9 vjeçare, dhe gjëndja insfrastrukturore në shkolla është e mjerueshme.12167704_10206463411297770_259080478_n 12165904_10206463411857784_1285494614_n12167562_10206463411657779_766307082_n 12167054_10206463410977762_749186755_n  12077462_10206463411497775_1403508420_n12165853_10206463411137766_757782484_n 12083792_10206463411057764_1129924592_n  12025470_10206463411217768_2119123028_n/Oranews.tv/