Në shtëpinë e familjes Kanelli, ku uji e balta shkatërroi edhe librat e shkollës të blera me borxh

Vërshimi i papritur i ujit, natën e së dielës, e kapi në befasi familjen e Gëzim Kanellit në zonën e Pusit të Mezinit, në Vlorë.Uji përmbyti cdo gjë, ndërsa la pas baltë e mure të çara.Çifti i bashkëshortëve tregojnë se ishin në gjumë kur vunë re ujin në banesë, dhe për fat të mirë shpëtuan tre fëmijët dhe prindërit e moshuar.Ata kërkojnë ndihmë nga shteti.“Ne nuk dinim ku ti hidhnim këmbët. Ulërinin pleqtë, na thoshin na lini të vdesim shpëtoni fëmijët. Çdo gjë notonte”, tha banorja.“Një njeri që të na ndihmojë...ne kemi punuar për këtë shtet”, deklaroi Gëzim Kanelli.“Asnjë gjë nuk ka mbetur, ja balta. Muri është çarë këtu. Fatkeqësi e madhe”, u shpreh anëtarja më e moshuar e familjes Kanelli.Uji në banesën e familjes me 7 anëtarë, nuk kurseu as librat e tre fëmijëve të ciftit Kanelli, paratë për blerjen e të cilave ende nuk janë larë."Nuk kam larë lekët e librave, i kam marrë me lekë borxh dhe lekët nuk i kam larë."Në Vlorë, në zonen e ultësirës, e njohur si Pusi i Mezinit numërohen rreth 100 familje të përmbytura.permbytja 4 permbytja 3 permbytje 2 permbytje 1 permbytje/Oranews.tv/