Azilkërkuesit, Euronews ndjek rrugëtimin nga Gjermania në Shqipëri

Rrugëtimi i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë dhe rikthimi i tyre sërish në Shqipëri është trajtuar përmes një reportazhi nga Euronews. Përvec azilkërkuesve të kthyer, Euronews ka folur edhe me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri i cili ka deklaruar se autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me ato gjermane për të frenuar fenomenin."Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është pamja e parë e shtëpisë për shumë shqiptarë. Por ky nuk është një moment i lumtur për të gjithë".Kështu nis reportazhi kushtuar Shqipërisë nga rrjeti Euronews, mbi çështjen e shumëpërfolur të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.Mijëra njerëz janë kthyer nga Gjermania pas dështimit për marrjen e statusit të azilantit. Një prej tyre thotë se nuk janë trajtuar mirë nga autoritet gjermane, pasi sipas tij, pa asnjë shpjegim, ata janë marrë nga kampi ku qëndronin dhe janë hipur në avionin që i solli në Tiranë.“Na kanë marrë marrë pabesisht dhe na kanë sjellë në Shqipëri pa na lajmëruar fare” thotë një.Shqipëria është një ndër vendet më të varfra të Evropës me të ardhura 280 euro në muaj për frymë. Norma zyrtare e papunësisë është 18 për qind dhe vendi po lufton gjithashtu me nivelin e lartë të korrupsionit.Berlini ka deklaruar se Shqipëria nuk është pjesë e listës së vendeve problematike dhe për pasojë shqiptarët nuk përfitojnë azil.Sipas informacioneve zyrtare gjermane, 98 për qind e kërkesave për azil në vitin 2014 janë refuzuar. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron si shkak krizën greke .Saimir Tahiri : "Nga njëra anë kriza greke ka shtyrë qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE, por nga ana tjetër ajo ka krijuar besimin e rremë që ata mund të gjejnë një zgjidhje të lehtë duke lënë vendin e tyre dhe duke kërkuar mundësi ekonomike në vende të tjera.”Më herët këtë vit Ministria e Brendshme e Shqipërisë njoftoi se 12 oficerë nga policia federale gjermane janë stacionuar në Shqipëri për të punuar me zyrtarët lokalë, në një përpjekje për të bindur emigrantët të mos largohen. Ermal Milori, shefi i Komisariatit për Kufirin e Migracionin në Rinas shprehet: "Ka shumë raste që ne kemi zbuluar se personat që janë kthyer nga Evropa pas deshtimit të azilit, kanë bërë krime këtu në Shqipëri.”Autoritetet gjermane, nëpërmjet njoftimeve në media kanë paralajmëruar gjithashtu rrezikun e mashtrimit nga trafikantët vetëm për përfitime të tyre, duke treguar përrallën e bukur të azilit. Mijëra shqiptarë kanë zbuluar tashmë se realiteti është krejt ndryshe./Oranews.tv/