Ismail Morina në gjykatë, i kërkohet të heqë bluzën e kuqe me shqiponjë
Ismail Morina,ose "Ballisti" i njohur tashmë si personi që ngriti dronin me banderolën "Shqipëri etnike" në stadiumin e Beogradit doli sot para togave të zeza.Pasi është futur në kafazin e hekurt është kërkuar nga trupi gjykues të ndryshonte bluzën që mbante veshur, pasi është e ndaluar në gjykatë.Ai ka hequr bluzën e kuqe me Shqiponjë në krah dhe më pas është shfaqur sërish në sallën e gjyqi me një bluzë të zezë.Prokuroria kërkoi "arrest me burg" për "Ballistin", ndërsa vetë Ismail Morina u shpreh se ndjente keqardhje për situatën e krijuar dhe se do të donte të ishte më mirë para një trupi gjykuese serb për të mbrojtur krenarinë shqiptare.Do doja të gjendesha para ndonjë gjyqtari serb e të mbroja interesin e vendit tim por tani jam para gjyqtarit shqiptar dhe duhet të mbroj veten- Unë nuk kërkoj mëshirë, dua mirëkuptim nga ju, nëse do kem vendim pozitiv do ta nderoj atë deri në fund. Unë kam një familje që nuk e shoh prej dy vitesh, kam dy fëmijë për të rritur" tha Morina. Morina deklaroi se do të respektojë vendimin e Gjykatës.Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe më pas Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë "arrest me burg"Për tre të rinjtë Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë dhe Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane, që u ndaluan me të u dha masa e sigurisë "Detyrim me paraqitje"Morina u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, 7 tetor, 2015 pasi iu gjet një pistoletë në brez dhe një tjetër në makinën ku po udhëtonte së bashku dhe me 3 persona të tjerë.Gjithashtu atij iu gjetën dhe 36 bileta false për ndeshjen në Elbasan Arena që u zhvillua mbrëmë.[caption id="attachment_595310" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ismail Morina ne gjykate[/caption][caption id="attachment_595309" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ismail Morina ne gjykate[/caption] Pse kërkoi prokuroria arrest me burg, Pretendimet e prokuroriseNë datën 07.10.2015 patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë marrë informacion nga salla operative se një automjet me targë me shenja fillestare AA xxx kishte brenda njerëz të armatosur.Në orën 00.30 një patrullë ka konstatuar automjetin përballë një subjekti të quajtur “L...L”. Patrulla kanë ndaluar dhe kanë vërejtur se në timon gjendej një shtetas. Pranë derës së drejtuesit por nga jashtë me kokën gjysëm të futur brenda ishte një person tjetër. Nga krahu tjetër i drejtuesit jashtë gjendeshin dy persona të tjerë. Nga intervistimi rezultoi se në timon gjendej shtetasi Ismail Morina.Shtetasi nga krahu i drejtuesit quhet Marin Rexha, ndërsa dy shtetasit e tjerë quheshin Denis Balla dhe Erjon Bahushi. Patrulla vijoi kontrollin dhe rezultoi se shtetasi Ismail Morina kishte në xhepin e përparmë të majtë të pantallonave një armë zjarri të markës “Zastava”, në krehërin e kësaj arme gjendeshin gjashtë fishekë. Në trupin e tre personave të tjerë nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm.Në ambientet e Komisariatit Nr.1 vijoi kontrolli, ku poshtë sediljes së drejtuesit u konstatua një pistoletë tjetër e markës TT me ngjyrë të zezë. Në dyshemenë e automjetit u gjend një gëzhojë ngjyrë bronxi. Në brendësi të kroskotit u gjend një kuti kartoni me 30 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Në brendësi të pistoletës model TT u gjendën dy fishekë. U vijua me intervistimin proçedurial të personave, ku shtetasi Ismail Morina shpjegoi se armët që ju gjendën në automjet i posedonte ai dhe i mbante për vetëmbrojtje. Ai shpjegon se armën TT e kishte gjetur në fshatin e tij në Kukës, ndërsa pistoletën ja kishte dhënë një shtetas kosovar.Janë intervistuar shtetasit Marin Rexha dhe Erjon Bahushi të cilët kanë konfirmuar qartazi se kishin dijeni se Ismail Morina posedonte armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Shtetasi Denis Balla shpjegon se nuk është anëtar i grupit Tifozat “Kuq e ZI”, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë janë. Ai shprehet se e njeh Ismail Morinën nga mediat dhe është fans personal i tij për shkak të veprimit që ka kryer në ndeshjen Shqipëri – Serbi. Ai kur ka parë dy të njohurit e tij me Ismail Morinën është bërë kurioz dhe është afruar. Ai shpjegon se nuk kishte dijeni se Ismail Morina mbante armë zjarri në mënyrë të jashtëligjshme.Ne kete menyre eshte e qarte se shtetasi Ismail Morinaj dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Mbajtje e armes se zjarrit luftarake pa leje te organeve kompetente ne publik’ neni 278/4 I K.Penal,veper e cila parashikon nga 7 vjet deri ne 15 vjet burgim. /Oranews.tv/