Policia u heq tifozëve banderolat “Shqipëri Etnike” dhe flamujt e Kosovës
Tifozët e kombëtares shqiptare po vijojnë të futen në stadium në prag të ndeshjes me Serbinë.Ata po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga policia.Nuk do të lejohen të futen në stadiumin Elbasan Arena të gjithë tifozët që nuk heqin:-Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”-Asnjë bluzë, flamur ose shall me simbolet e Kosovës.-Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”-Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”-Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.Po ashtu të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me karta identiteti dhe nuk duhet të mbajnë:- sende të forta,- shishe (të cfarëdolloji)- fishekzjarre- monedha apo metale (të cfarëdolloji)- çelësa të ndryshëmNga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.[caption id="attachment_594696" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banderola e nje tifozi e hedhur ne toke nga policia[/caption][caption id="attachment_594695" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Banderola e nje tifozi e hedhur ne toke nga policia[/caption]