Lezhë, Inspektoriati i Punës: 60% e subjekteve, s'sigurojnë puntorët

Rreth 60 % e subjekteve të inspektuara nga inspektoriati i punës në të gjithë qarkun e Lezhës kanë rezultuar me probleme. Gjatë kontrolleve në kuadër të  aksionit kundër informalitetit është verifikuar dokumentacioni i punonjësve, ku një pjesë e mirë kanë rezultuar të pasiguruar. Subjektet janë shoqëruar me gjoba.Val Gjetja, drejtor i Inspektoriatit te Punes, Lezhë: “Janë marrë masat administrative duke filluar nga subjeket për kushtet e sigurisë në punë, marrëdhëniet kontraktuale mes punëdhënësit e punëmarrësit”.Pavarësisht nivelit të lartë të punonjësve në të zezë, ende nuk ka shifra zyrtare se sa është numri i tyre.