Kombëtarja serbe “nxemje” në “Nënë Tereza” para derbit ballkanik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2015, 14:41
Futbollistët e kombëtares serbe kanë shfrytëzuar sheshin “Nënë Tereza” si një lloj nxemje para se të zbresin në fushë përballë kuq e zinjve.Nën masa të rrepta sigurie ata kanë bërë një shëtitje të shkurtër për afro 15 minuta rreth sheshit, i cili i ishte terësisht i boshatisur nga Policia e Shtetit që kontrollonte çdo lëvizje edhe nga ajri me helikopter.Policia ka bllokuar lëvizjet deri në momentin që serbët do të udhëtojnë drejt Elbasanit.Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet në 20:45 të mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena”
/Oranews.tv/