Mërgim Mavraj karikon ekipin përpara ndeshjes

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj edhe pse nuk luan në ndeshjen historike kundër Serbisë, ka mbështetur ekipin kombëtar duke i uruar më të mirën.Lojtari, i dëmtuar prej kohësh, ka postuar në profilin e tij zyrtar të Facebook një status të shoqëruar me një foto me shokët e tij të skuadrës.Ja cfarë shkruan ai:“Pavarësisht se si do të jetë rezultati në fund të ndeshjes, Dashuria dhe Krenaria jonë për ju është e pafundë...Falenderojmë Zotin që sot fanellën kuqezi e përfaqësojnë djem kaq guximtar por mbi të gjitha modestë!Dinjiteti na solli deri në pikën aktuale dhe sot jam i sigurtë që do të na gëzoni zemrat dhe shpirtin. Mbështetja jonë për ju është e pamasë...Faleminderit pafund për gjithë këto momente që po na e bëjnë zemrën mal, nuk do të harrohen kurrë!Forca Shqipëri, je më e mira !!!”34