BE: Përmirësoni klimën e biznesit, Qeveria kërkon një platformë të re ndihme

Përmirësoni klimën e biznesit dhe rritni konkurueshmërinë. Me këtë sugjerim ju drejtua  ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin,  përfaqësuesve të qeverisë gjatë prezantimit të projektit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Diplomatja e BE-së në Shqipëri vuri theksin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në luftën ndaj informalitetit.Vlahutin:Është e rëndësishme që të përmirësohet klima e biznesit, të ndihmohen në përmirësimin e konkurrueshëmrisë, në mënyrë që të kenë një qasje më të latë.Shqipëria synon që të bëhet një shtet anëtar i BE-së, por kjo do të thotë që të integrohet në një treg të fortë, me rregulla të qarta dhe ku janë miliona konsumatorë. Ndaj është e rëndësishme që të realizohet reforma e drejtësisë, e cila duhet të adresojë gjithë problematikën dhe të futet thellë në sistem; të luftohet informaliteti , të zgjidhen çështjet e pronësisë dhe zbardhja e vendimeve gjyqësore”.Ndërkohë ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj u shpreh se synim për të ardhmen është një rritje ekonomike më e lartë ndërsa kërkoi një platform të re ndihme nga BE.Arben Ahmetaj:Aq më mirë që ka një instrument zhvillimi si ky për ‘knoë hoë’ të ndërrmarjeve të vogla e të mesme, të avancojmë me urgjencë  nëse mundemi një platformë të re ndihme”.Projekti i BE-së dhe BERZHIT ka një kosto prej 2 milionë euro dhe nëpërmjet tij do të mbështeten 120  ndermarrje te vogla dhe te mesme të cilat  po asistohen me ekspertë dhe pjesa tjetër me konsulentë.klima e biznesit/Oranews.tv/