Përplasen makinat në Kukës- Morinë, 3 të vdekur, një i plagosur

Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një të katri ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor  Kukës- Morinë.Elton Rramani 24 vjec nga Burreli,Agron Kurti 36 vjec nga Puka, si dhe  Arben Rramani 36 vjec nga Burreli janë tre viktimat në këtë aksident të rendë. Ndersa ka ngelur i plagosur shtetasi Kristian Tuci 25 vjec nga Mirdita.Në vendin e quajtur "Ura e Shehlerëve" një makinë e tipit benz me targa AA 938 JZ është përplasur me karotrecin me targa AA004 LK. Karotreci ndodhej në vendngjarje për një tjeter aksident , pasi një makinë e tipit Ford ishte përplasur me borduren anësore të rrugës duke humbur kontrollin.Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe, por edhe nga prezenca e lagështirës. Policia ka mberritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndersa i palgosur është transportuar me ambulancë drejt Tiranës.aksident1 aksident2 aksident3 aksident4 aksident5 aksident6