Arrestohet Mikel Qupi për organizimin e atentatit ndaj Mimoza Kusarit
Gazeta Express ka mësuar se i arrestuari për planin për vrasjen e Mimoza Kusarit, është Mikel Qupi, punëtor i Zyrës së vendit, në fshatin Bishtazhin, të komunës së Gjakovës.Gjithashtu, Qupi, është edhe pronar i një pompe të benzinës në ketë fshat.Siç ka mësuar GE, Qupi është anëtar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Kjo parti ka qenë në koalicion të vazhdueshëm me ish Kryetarin e Gjakovës, Pal Lekaj.Megjithatë nuk ka asnjë indikacion tjetër që ky organizim të ketë qenë pjesë e ndonjë skenari për të kryer atentat politik ndaj Kryetares aktuale, Mimoza Kusari.Fjalën e fundit për ketë pritet ta thonë organet e drejtësisë.Në një intervistë të dhënë për emisionin Komiteti, Kusari kishte thënë se ajo nuk e ka asnjë dyshim konkret se cila do të mund të kishte qenë arsyeja për organizimin e vrasjes së saj.Përndryshe, Qupi konsiderohet si ndërmjetësues për kontraktimin e dy vrasësve me pagesë nga Republika e Shqipërisë.Njëri prej tyre, ishte penduar dhe kishte vendosur që ta raportonte skenarin tek policia e Shqipërisë, e cila ketë informatë e ka ndarë me policinë e Kosovës.