Meta takohet me Idrizin: Jemi në harmoni me Ramën

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka takuar brenda pak ditësh për të dytën herë aleatin më të ri në mazhorancë Shpëtim Idrizi. Të pyetur nga media  nëse takimet intensive kohët e fundit janë një formë presionë kundër kryeministrit Rama, Meta dhe Idrizi ishin në një linjë.Ilir Meta: Jemi në harmoni të plotë me kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë sot jemi të bashkuar për të parë një kombëtare sa më të suksesshme dhe mbi të gjitha një Shqipëri Europiane. Ajo që është më e rëndësishme është që të tregojmë që Shqipëria është një vend Europina dhe di t’i presë miqtë.Shpëtim Idrizi: Ne kemi biseduar shumë sesi mund ti bëjmë presion Serbisë në mënyrë që Shqipëria të fitojë dhe ne të jemi të gjithë kuqezinj.Teksa pak ditë më parë ishte vetë Ilir Meta që kërkoi impulse të reja në qeveri. Këtë herë qëndrimin e LSI ia delegoi kreut të grupit Petrit Vasili, i cili tha se rishikimi i kabinetit është kompetencë e kryeministrit.Ilir Meta: Po më lodhni kot, sepse ju e dini që unë jam anëtari i grupit parlamentar të LSI dhe kryetari i i grupit zoti Vasili iua ka bërë të qartë se cfarë do të thotë impuls.