Serbia shpall non grata Ambasadorin shqiptar, Tirana: Jemi të zhgënjyer

Ndeshja Serbi-Shqipëri që duhet të ishte vetëm një kompeticion sportiv, është kthyer në një përplasje diplomatike mes dy shteteve.Shteti serb nuk do të njohë Ambasadorin shqiptar atje Ilir Boçka për 6 muaj, si kundërpërgjigje për refuzimin e notës së protestës që Ministria e Jashtme serbe i bëri lidhur me incidentin e gjuatjes me gurë të autobusit të kombëtares serbe.Një fakt të tillë e  ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, sipas të cilit Ambasadori është sjellë në mënyrë jodiplomatike.Vuçiç: “Asnjë nga zyrtarët e lartë gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të takohet me Ambasadorin e Shqipërisë. Ambasadori ka vepruar në mënyrë jodiplomatike, se Ambasadorët nuk kanë të drejtë për një reagim të tillë. Për këtë rast Serbia e ka shpallur person non grata apo e thënë ndryshe, për gjashtë muaj ai nuk do të jetë në kontakt me përfaqësuesit e Serbisë.Vendimi im nuk është që të prishim marrëdhëniet. Por një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet", tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.Vuçiç tha se bashkëpunimin me Shqipërinë vazhdojnë ta ofrojnë grupi i studentëve serbë që gjenden në Tiranë, ndërsa shtoi se edhe vetë ai do të presë studentë shqiptarë në Beograd.Tirana zyrtare: Jemi të zhgënjyer nga autoritetet serbeLidhur me këtë qëndrim ka reaguar  menjëherë Ministria jonë e punëve të Jashtme, duke deklaruar se janë të zhgënjyer nga qëndrimi i autoriteteve serbe.“Jemi te zhgenjyer nga veprimet e autoriteteve serbe, qe paragjykojne vullnetin e mire e te plote te Autoriteteve shqiptare per mbarevatjen e ndeshjes se futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika”thuhet në reagim.Sipas MPJ, komunikimi i papershtatshem nga Ministria e Puneve te Jashtme serbe me perfaqesuesin e Republikes se Shqiperise ne Serbi, eshte nje reagim jo-propocional."Reagime te tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve te diplomateve, shkojne pertej rregullave te gjithe-pranuaranana te se drejtes nderkombetare dhe na kujtojne praktika te tejkaluara. Kjo eshte dita e sportit dhe e lojes se ndershme.Kjo eshte dita qe celi me takimin historik te studenteve serbe e shqiptare ne Tirane, qe tregon se gjenerata e re e dy vendeve tona sheh perpara drejt vlerave europiane dhe i ka lene pas makthet e se shkuares".