Shkrimtarja bjelloruse Svjetlana Aleksijeviç merr çmimin Nobel për Letërsinë
Shkrimtarja nga Bjellorusia Svetlana Alexievich është fituesja e çmimit Nobel në letërsi për vitin 2015.Akademia suedeze e ka vlerësuar punën e saj për përshkrimin e jashtëzakonshëm të realitetit në periudhën e ish Bashkimit Sovietik, duke e konsideruar veprën e saj monument të vuajtjeve dhe guxim të kohës sonë.Puna e Alexievich përfshin një kolanë librash të titulluar "Zërat e Utopisë" mbi individë të ish Bashkimit Sovietik , pasojat e katastrofës bërthamore në Çernobil në vitin 1986 dhe luftën ruse në Afganistan."Me anë të metodës së saj të jashtëzakonshme - një kolazh i përbërë me kujdes nga zëri i njeriut, - Alexievich thellon të kuptuarit e një epoke të tërë, citon si motivacion Akademia Suedeze për çmimin nobel për shkrimtaren bjelloruse, e cila është vlerësuar me 972,000 dollarë.Alexievich ka lindur në vitin 1948 në Ukrainë nga prindër bjellorusë, ku ka punuar si mësuese dhe gazetare pas mbarimit të studimeve.Pas marrjes së çmimit të paqes në Gjermani në 2013, ajo foli për vështirësitë e vendit të saj, pasi kthimit nga ekzili shumevjecar në vitin 2011.Shkrimtarja u shpreh se intelektualët e vendit të saj janë në heshtje pasi janë aneksuar nga politika, duke nënvizuar se në Rusi dhe Bjellorusi tashmë nuk është qartë nëse ka diktaturë apo monarki."Unë e dua vendin dhe popullin tim, por jo historine e tij", u shpreh ajo.Svetlana Alexievich bëhet gruaja 14 që fiton çmimin Nobel që prej shpërndarjes së tyre për herë të parë në vitin 1901. E fundit para saj ishte shkrimtarja kanadeze Alice Munro në vitin 2013.ata/Oranews.tv/