Shkodranët besojnë në fitoren e kombëtares kuqezi
Beson se shqiptarët do të dijnë të tregojnë qytetarinë e tyre në një ditë të rëndësishme për mbarë kombin, prandaj ftesën e tij për ndeshjen Shqipëri - Serbi, e ka për të treguar maturi në stadium.Kreu i shoqatës së pakicave malazeze në Shkoder Burhan Çuliq edhe pse i druhet ndonjë incidenti, vlerëson angazhimin e qeverisë dhe policisë së shtetit për masat e marra. Lidhur me rezultatin, Çuliq e quan më të drejtë një barazim.Burhan Çuliq, kreu i shoqatës së pakicave: “Të shkojnë për miqësore, të mos shfaqin gjëra të papëlqyeshme që nuk i përgjigjen mikpritjes shqiptare. I bëj thirrje dhe shqiptarëve, të mos kërkojmë të duken patriotë më shumë seç duhet, dhe siç nuk duhet. Duhet të dalë barazim që mos bëhen incidente”.Tek një fitore e kombëtares shpresojnë edhe shkodranët, të cilët dikush në lokal e të tjerë në shtëpi, presin me ankth 90 minutat e kësaj sfide.Nëse Shqipëria merr një fitore në "Elbasan Arena", kuqezinjtë e Shkodres që nuk siguruan një biletë për në stadium kanë parashikuar festime në rrugët e qytetit./Oranews.tv/