Kombëtarja e pëson në fund, Serbia shënon 2 gola në minutat shtesë
Shqipëria e pafat dhe një fund i hidhur jo vetëm për kombëtaren, po për të gjithë shqiptarët. Kur u duk se gjithçka do të përfundonte me rezultatin e barabartë 0-0, kombëtarja serbe ka shënuar dy gola në minutat shtesë.Ka qenë Kolarov i cili ka shënuar golin e parë në minutën 91’ dhe në minutën e 94 dyfishon Ljajiç duke përfunduar me rezultatin 0-2.Kualifikimi i Shqipërisë në Europianin 2016 që do të zhvillohet në Francë varet nga ndeshja e fundit me Armeninë, ku kombëtares shqiptare i duhet fitorja me patjeter.Pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë, Shqipëria mbetet në vendin e 3 me 11 pikë, 1 më pak se Danimarka, ndërsa Serbia në vend të parafundit me 4 pikë.Giani De Biasi merr përgjegjësinë për humbjenTekniku i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi është shprehur i zhgënjyer, ndërsa Kapiteni Lorik Cana mori përgjegjësinë për humbjen."Duhet të pyesim veten se pse na ndodh kjo në minutat e fundit. Të paktën dy raste të kombëtares serbe ishin një këmbanë alarmi se do të shënonin dhe kjo ndodhi në minutat shtesë. Na duhet të vendosim pikat mbi "i".- tha trajneri I kombëtares sonë.Cana merr përgjegjësinë e humbjes Ndërsa Kapiteni Lorik Cana mori përgjegjësinë për humbjen por tha se ka ende shpresë dhe se duhet angazhim maksimal për fitore me Armeninë.Por ajo që s'u fitua në fushë u fitua jashtë sajAsnjë incident nuk u shënua gjatë ndeshjes dhe as pas saj ndryshe nga ndeshja e vitit të kaluar në stadiumin "Partizani" në Beograd.Në nisje të lojës pas ekzekutimit të dy himneve dy skuadrat kanë realizuar edhe një foto sëbashku duke dhënë mesazhin: "Thuaj JO racizmit".Pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë, Shqipëria mbetet në vendin e 3 me 11 pikë, 1 më pak se Danimarka, ndërsa Serbia në vend të parafundit me 4 pikë. Pjesa e parë 0-0Pjesa e parë e sfidës së Ballkanit mes Shqipërisë dhe Serbisë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, me rezultatin 0-0.Një ndeshje me emocion dhe që është ndryshe nga ajo e 1 viti më parë në Beograd.Në minutën e 35, ekipi i kombëtares serbe ka shënuar një gol të dyshimtë, i cili u anullua për shkak të një ndërhyrje të parregullt.Në nisje të lojës pas ekzekutimit të dy himneve dy skuadrat kanë realizuar edhe një foto sëbashku duke dhënë mesazhin: "Thuaj JO racizmit".Kombëtarja shqiptare mbylli këtë mbrëmje rrugëtimin e ndeshjeve te eliminatoreve në shtëpinë e saj, në Elbasan Arena.



[caption id="attachment_594910" align="alignnone" width="640"]
Tifozët kanë gjetur në stolat e stadiumit një qeleshi dhe nje flamur[/caption][caption id="attachment_594884" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i golit te kombetares serbe, i cili u anullua[/caption]

Lexoni me shumeShqipëria “kuqezi”, atmosferë festive në ElbasanÇfarë ndodhi në Beograd me 14 tetor 2014 dhe beteja ligjore për 3 pikëshinStudentët serbë në Elbasan ArenaNdeshja me Serbinë, porta nëpër të të cilën kalon ëndrra “Francë 2016”Policia u heq tifozëve banderolat “Shqipëri Etnike" dhe flamujt e KosovësStudentët serbë mbërrijnë në Elbasan ArenaShqipëria “kuqezi”. Kombëtarja serbe hyn në “Elbasan Arena”Në prag të ndeshjes, patrullime nga ajri dhe kontrolle antieksploziv Formacionet zyrtare të dy skuadraveKombëtarja shqiptare: Berisha, Lila, Hysaj, Xhimshiti, Agolli, Lenjani, Cana, Basha, Memushaj, Xhaka e BalajKombëtarja serbe: Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç, Kolarov, S.Mitroviç, Tosiç, Milivojeviç, Matiç , A. Mitroviç, Tadiç, LjajiçJa skema e De Biasit kundër Serbisë“Nuk kam dilema për formacionin,”- deklaroi dje në konferencën e fundit për shtyp trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, dhe në fakt një tekniku me aftësi të pamohueshme i duhet besuar, pasi në rreshtimin që ai do të aplikojë kundër Serbisë ndryshon nga skema e përdorur së fundmi madje edhe aktorët nuk janë të njëjtë.59 vjeçari me shumë mundësi nuk do të përdorë modulin 4-5-1, por një 4-1-1 të paprovuar më parë.Në portë do të jetë Etrit Berisha, mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, kapiteni Cana, Gjimshiti dhe jo Ajeti, me Agollin në të majtë. Mesfusha do të jetë më shumë muskuj dhe më pak fantazi, me Andi Lilën në të djathtë të këtij reparti, Bashën dhe Taulant Xhakën në qëndër dhe Lenjanin në skajin tjetër.Ndërkohë që supriza më e madhë është në pjesën ofensive ku Ledian Memushaj do të vendoset pas krahëve të Bekim Balajt, me këtë të fundit që do të marrë vendin ku projektohej më parë Cikalleshi.Në krahun tjetër trajneri i Serbisë Radovan Curcic i qëndron besnik modulit të tij 4-2-3-1. Mes shtyllave do të jetë Stojkovic, 4-shja difensive do të përbëhet nga Tomovic, Ivanovic,Spahic dhe Kolarov. Përpara mbrojtjes do të vendosen Brasanac dhe Nemanja Matic, ndërsa Adem Ljajic, Tadic dhe Tosic do të lëvizin pas krahëve të Alexander Mitrovic.Një betejë që nuk do të zhvillohet vetëm mes lojtarëve por edhe mes dy strategëve në pankinat respektive, ku gjithçka do ta ketë zanafillën në orën 20 : 45 nën drejtimin e gjyqtarit Italian Nicola Rizzoli.


Ora 19:30 Futbollistet serbe futen ne stadiumFuten në fushë futbollistët e Kombëtares serbe, ndërsa tifozët shqiptarë vërshëllejnë pa fund në drejtim të tyre.[caption id="attachment_594807" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lojtaret serb mberrijne ne stadium[/caption]Ora 19:15 Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në ElbasanOra 18:30 vijon hyrja në stadium -Mes një atmofere festive, dhe kengeve patriotike ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin "Elbasan Arena”.Hyrja e tyre bëhet pasi i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga FNSh dhe forcat e tjera të policisë. Të parët që kanë filluar hyrjen në stadium janë personat me aftësi të kufizuar, ndërsa policia kryen kontrolle me dedektor.Gazetarja e Ora News Manjola Hasa na informon se të shumtë janë edhe tifozët jashtë stadiumit, të cilët festojnë me këngë patriotike.
Ora 18:00 Kombëtarja serbe nis drejt Elbasanit- Rreth 3 ore e gjysëm përpara fillimit të ndeshjes, nën masa të rrepta sigurie autobusi me lojtarët e kombëtares serbe i shoqëruar nga forca të shumta policie i nis drejt Elbasanit.