Përkujtohet 120 vjetori i lindjes së mbretit Zog, i pranishëm edhe Basha

Mbreti  Ahmet Zogu është përkujtuar në 120 vjetorin e lindjes. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha i  shoqëruar nga kreu i grupit demokrat Edi Paloka. Princi Leka uroi që kjo ditë të jetë   me fat edhe për kombëtaren tone.Mbreti Ahmet Zogu është përkujtuar me anë të një ceremonie të veçantë në 120 vjetorin e lindjes së tij. I pranishëm në këtë përkujtim kryetari Partisë Demokratike Lulëzim Basha vlerësoi veprën e mbretit Zog duke e cilësuar atë një reformator  që hodhi themelet e para të shtetit shqiptar.Lulzim Basha: Përkujtimi i ditëlindjes të naltmadhnisë së tij Mbretit Zog është një rast fatlum për të përkutjuar se sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë, nuk shuhet kurre dhe nuk zhbehet kurre, as nga intrigat e vogla dhe as nga persekutimet e mëdha si ato dhjetra vejcare qe mbarti mbi shpine mmbreti Zog dhe familja e tij.Ahmet Zogu, lindi në Burgajet të Matit në 8 tetor të 1895 dhe ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme si ministër i Brendshëm, kryeministër , president dhe më pas mbreti i shqiptarëve .perkujtohet zogu/Oranews.tv/