Çfarë ndodh kur Rama e Berisha bëhen bashkë në foltoren e Kuvendit
Një skenë e rrallë u zhvillua sot në sallën e Kuvendit.Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha kanë qëndruar të dy në foltoren e Kuvendit për disa minuta.Në fakt ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta që i bëri bashkë dy kundërshtarët politikë.Pasi kryeministri Rama u nsi të mbante fjalën e tij në debatin për cështjen CEZ, kreu i Kuvendit ndërhyri duke i dhënë të drejtën ish-aletatit të tij për të replikuar me ministrin Damian Gjiknuri.Rama ka qëndruar përkrah Berishës deri në fund të replikës së tij çka shkaktoi edhe ilaritet në sallën e Kuvendit e nuk munguan batutat.Shikoni videon qe i është bashkangjitur këtij shkrimi. Pjesë nga ajo cfarë thuhet në seancëIlir Meta: Zoti Berisha edhe 30 sekonda.Sali Berisha: Faturat e papaguar të CEZ ndaj KESH dhe OST-së, shih faqen 102, 106 …Rama ndërhyn duke i kërkuar që të ulet..Ndërsa Berisha vazhdon të lexojë, Rama sheh tek dokumentat e Berishës dhe I thotë: Pse e thua këtë, nuk e ke këtu Berisha: Kjo s’është këtu? Si nuk është këtu?Rama: Pse i shton fjalët e asajHilaritet në sallëBerisha kthehet nga Meta dhe i tregon që e gjitha është e shkruarVazhdon hilaritetiMeta: Dakord por ju do diskutoni prapëBerisha: S’ka gjë kështu e ka ky ( e ka për Ramën) dhe vijon denoncimin për dosjen CEZvijon hilariteti

