Opozita zbulon historinë shqiptare të fshehur në hollin e Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2015, 11:01
Dy piktura që gjendeshin të mbuluara në hollin e Kuvendit, me motive kombëtare tashmë janë zbuluar nga deputetë të tri partive opozitare.Ato janë zbuluar nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.Lekaj dhe Topalli, janë ndihmuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës Fatmir LimajPikturat, të cilat tregojnë momentet historike të popullit shqiptar, ishin vendosur nëpër ambientet e Kuvendit, në kohën kur kryetar i legjislativit ishte Nexhat Daci.Këto pikturat u mbuluan për shkak të ankesës së parashtruar nga deputetët e minoritetit serb, asokohe thanë se këto piktura paraqesin vetëm historinë e popullit shqiptar.





