Në parlament hidhen tymuese dhe fishkëllima nga opozita
Kaos në parlamentin e Kosovës. Deputetët e Vetëvendosjes lëshuan gaz lotësjellës në sallën e Kuvendit duke përmbyllur në mënyrën më të keqe protestën e tyre me bilbila e fërshëllima kundër qeverisë për marrëveshjet me Serbinë. Mes të lënduarve nga gazi lotsjellës ishte edhe ambasadori i BE, Samuel Zhbogar.Prishtine- Seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka arritur kulmin, përpos pritshmërive që opozita do të tentonte bllokimin e saj.Gazi lotsjellës i lëshuar në sallë nga deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ishte mbyllja e një performance me bilbila, fërshëllima, zhurmë dhe konflikte të deputetëve të opozitës të cilët kundërshtojnë reformat e nënshkruara në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa dhe pala serbe.Si pasojë e gazit losjellës disa prej deputetëve kosovarë kanë pasur shqetësime shëndetësore.Flora Brovina dhe Blerta Deliu, dy deputete të Partisë Demokratike të Kosovës kanë pësuar gjendje apatie dhe më pas janë shoqëruar jashtë ambienteve të kuvendit nga ekipet e emergjencës.Gjithsesi, gjatë kohës së kaosit, deputetët e maxhorancës kanë vijuar me rendin e ditës dhe miratimin e ligjeve deri në momentin kur situata doli jashtë kontrollit, gjë e cila çoi edhe në mbylljen e saj.Kryetari i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri i ka quajtur sulme veprimet e opozitës në Kuvend, duke shtuar se ka mënyra të tjera demokratike për të arritur qëllimet politike.Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se opozita do të vazhdojë të bllokojë Kuvendin pasi marrëveshjet në Bruksel dhe ajo për Demarkacionin janë vetëvrasëse për Republikën e KosovësMes fishkëllimave dhe tymit deputetët e maxhorancës kanë bërë miratimin me 63 vota pro të projektligjit për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit me rrethinë.Mes të lënduarve nga gazi lotsjellës ishte edhe ambasadori i BE, Samuel Zhbogar.
Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës është një masë që tashmë opozita po e zbaton në kundërshtim të marrëveshjes që qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.Si dhe po kundërshtohet marrëveshja me Ma;in e Zi për demarkacionin e kufirit.
Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe është arritur më 25 gusht, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Sipas marrëveshjes, serbët në Kosovë do të kenë më shumë te drejta dhe asociacioni i komunave do të ketë përgjegjësinë për disa fusha siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural, si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi.