Shqipëria "kuqezi". Kombëtarja serbe hyn në "Elbasan Arena"
Mijëra tifozë nga të gjitha trojet e Shqipërisë janë gati për të ndjekur supersfidën e Ballkanit Shqipëri-Serbi që do të luhet në Elbasan Arena.Të veshur me fanellat e ekipit kombëtar, me flamurin dykrenar dhe me qeleshe në kokë, të gjithë tifozët pa dallim moshe festojnë nën tingujt e këngëve patriotike.Atmosfera festive ka përfshirë gjithë qytetin e Elbasanit, ndërsa policia është në gatishmëri dhe të angazhuar maksimalisht për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.Ora 20:00 Formacionet zyrtare të dy skuadraveKombëtarja shqiptare: Berisha, Lila, Hysaj, Xhimshiti, Agolli, Lenjani, Cana, Basha, Memushaj, Xhaka e BalajKombëtarja serbe: Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç, Kolarov, S.Mitroviç, Tosiç, Milivojeviç, Matiç , A. Mitroviç, Tadiç, LjajiçOra 19:30 Futbollistet serbe futen ne stadiumFuten në fushë futbollistët e Kombëtares serbe, ndërsa tifozët shqiptarë vërshëllejnë pa fund në drejtim të tyre.[caption id="attachment_594807" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lojtaret serb mberrijne ne stadium[/caption]Ora 19:15 Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në ElbasanOra 18:30 vijon hyrja në stadium -Mes një atmofere festive, dhe kengeve patriotike ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin "Elbasan Arena”.Hyrja e tyre bëhet pasi i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga FNSh dhe forcat e tjera të policisë. Të parët që kanë filluar hyrjen në stadium janë personat me aftësi të kufizuar, ndërsa policia kryen kontrolle me dedektor.Gazetarja e Ora News Manjola Hasa na informon se të shumtë janë edhe tifozët jashtë stadiumit, të cilët festojnë me këngë patriotike.
Ora 18:00 Kombëtarja serbe nis drejt Elbasanit- Rreth 3 ore e gjysëm përpara fillimit të ndeshjes, nën masa të rrepta sigurie autobusi me lojtarët e kombëtares serbe i shoqëruar nga forca të shumta policie i nis drejt Elbasanit.
Vijon festa Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena” në qytet vijon të jetë një atmosferë e ndezur tifozerie.Qindra tifozë, të ardhur dhe Maqedonia, Kosova madje dhe nga Nju Jorku dhe Gjermania vijojnë festimet në mbështetje të kombëtares sonë.Mijëra tifozë të ardhur nga çdo kënd ku flitet shqip shprehen entuziast në prag të një përballje jetike për "shqiponjat kuqezi"Përmes mikrofonit të Ora News tifozët urojnë kombëtaren për fitore, ndërsa apelojnë që të mos ketë incidente.“ Tifozët janë përqëndruar në mesin e bulevardit kryesor dhe këndojnë dhe kërcejnë këngë patriotike dhe ajo që vihet re asnjë kor racist” informojnë gazetarët tanë.Gjithcka është veshur kuq e zi, ku atmosfera është ajo e eventeve të mëdha. Nëse përfaqësuesja jonë triumfon dhe Danimarka nuk thyen Portugalinë atëherë festa do të pushtoi rrugët e Shqipërisë, ndersa Elbasani do të hyj në histori si qyteti i kombëtares.Kryesorja është që të gjithë mbështetësit e kombetares të brohorasin vetëm për ngjyrat e fanellës kuqezi, pak rendësi ka kë kemi përballë, pasi objektivi ynë i vetëm e ka emrin "France 2016"Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.


[caption id="attachment_594696" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banderola e nje tifozi e hedhur ne toke nga policia[/caption]


Në stadium s’do lejohen banderolat “Shqipëria Etnike”, as bluzat me simbolet e KosovësMirëmëngjes nga Elbasani i veshur kuq e zi





/Oranews.tv/