Rama: S’kam pakt me Metën për ta mbrojtur nga drejtësia, FBI do hetojë "ÇEZ"
Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha, janë përballur në foltoren e Parlamentit për çështjen CEZ.Kreu i qeverisë i hapi rruge ish-kryeministrit, duke i lënë të lirë foltoren e Parlamentit. Akuzat ndaj tij si asnjëherë më parë i degjoi përkrah tij me durim dhe qetësi.Sali Berisha: Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa më Stefan Fulen edhe me të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar dhe publik për kompaninë CEZ.Por toleranca për radhën e diskutimit, nuk e karakterizoi kryeministrin për shumë kohë. Akuzat ndaj ish-drejtuesve të qeverisë u ashpërsuan duke shkaktuar tension në radhët e demokratëve.Edi Rama: Pazarxhinjtë e djeshëm na janë akuzatorët e sotëm, që ju jeni thellësisht të pafytyrë është konstatim, nuk është ofendim dhe lëreni popullin shqiptar ta verifikojë.Kryeministri Edi Rama, për herë të parë foli gjatë për akuzat ndaj aleatit Ilir Meta. Serinë e akuzave të demokratëve i cilësoi diversion duke theksuar se pakti i vetëm me të është të qeverisin vendin.Edi Rama: Qoftë unë, qoftë Ilir Meta qoftë cilido tjetër në këtë sallë nëse ka p robleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë. Këtu nuk ka streh nga drejtësia për askënd përsa na takon.Kreu i Mazhorancës Edi Rama, garantoi se çështja do të hetohet nga Prokuroria shqiptare me konsultim të ekspertëve ndërkombëtarë. Ai njoftoi se është kontaktuar FBI për të sjellë agjentë për hetimin.Edi Rama: Nëse ka një person që duhet të zbardhë lidhjet e tij më këtë cështje ky është vetëm Sali Ram Berisha (është hera e parë dhe e fundit që ja përmend emrin e babës se ndoshta e ke harruar)Por ish kryeminsitri Berisha, është i vendosur se hetimi i plotë mund ta vijë vetëm nga ndërkombëtarët.Sali Berisha: Në të mban ajo që e din vetë ti, leri llafet, lere retorikën boshe. Jam për hetimin nga alfa, nga dita e parë deri në ditën e fundit.Në debatin për çështjen CEZ, kryeministri Edi Rama, ka ripërsëritur dhe një herë se në kontartën më çekët, nuk ka asnjë nen që pengon hetimin, ndryshe nga sa pretendon opozita.Sali Berisha: Ty të ka këshilluar gjyshja që të gënjesh se nuk prish punë.PJESE NGA DEBATI NE PARLAMENT"Me Metën pakt për të qeverisur, jo për të mrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia"Seanca u shoqëruar me tensione nga diskutimet e Kryeministrit.Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi Rama iu drejtua disa herë gjatë fjalës së tij opozitës “ta paftyrë”. Meta kërkon një pushim 5 minutësh.Me rikthimin, Rama shpjegoi se pse nuk mbron aleatin e tij lidhur me aferën e ÇEZ. Rama: “Më lejoni tua them troç, qartë, ju ( i drejtohet opozitës), ju (i drejtohet mazhorancës) dhe të gjithëve.Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbroj Ilir Metën. Ilir Meta nuk ka as nevojë dhe as detyrë të më mbrojë mua. Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia.Të jeni të sigurt që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju. Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë dhe qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido në këtë sallë nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë. Këtu nuk ka strehë nga drejtësia për sa na takon. Të jeni të sigurt se nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që ti rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë”.Kryeministri iu referua edhe akuzave të opozitës ndaj Ministrit Tahiri.Rama: “Për herë të fundit po ua kujtoj, atë zotërinë që keni marrë dhe doni ta bëni hero të fjalës së lirë, të të vërtetës së madhe, të luftës për drejtësi, njësoj si atë tjetrin që është në kërkim dhe ju ka dhënë juve targën. Një opozitë e tërë merreni me një targë makine, çdo ditë targa, targa, targa.Të paktën janë ca nga ju këtu që merren me 2x1, vini ndonjë bast dhe për targën është me çift është me tek, siç bënin dikur”.Shefi i qeverisë deputetët opozitarë të mbështesin përfshirjen e FBI në hetime.Rama: “Një gjë ju kërkoj ju, mbështesni përfshirjen e hetuesve ndërkombëtarë duke filluar nga FBI në hetimin e gjerë dhe të thellë të gjithë kësaj historie. Kërkesa jua për një hetim ndërkombëtar është një farsë që nuk funksionion dhe ju e dini mire”.Rama-Berisha replikaKryeministri dhe ish-kryeministri kanë vijuar replikat mbi çështjen, Rama nga foltorja dhe Berisha nga vëndi.Rama: Tani dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fyle dhe gjithë të tjerët janë përfshirë në lloj-lloj aferash.Mirëpo... (ndërhyn Berisha). Kopacë quheshin ato kopacat e xhaketave ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardh në Tiranë që luanin kalamajtë me kopaca. Ai quhet Kopaç jo Kopac.Megjithatë, në radhë të parë mos më ndërprit se më more dhe kohën. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. BDO, BDO, kujt ja thoshte BDO neve apo qeverisë tënde?Berisha: Atij ja dorëzoi dosjen.Rama: Aaa, atij ja dorëzoi dosjen, po përpara se t’ia dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet zotrote? Dhe tani është momenti për ta thënë pse nuk i hape hetimet. Pyetja ime është çfarë patën këta që e rihapën këtë çështje? Se kjo çështje u hap dhe u shtjellua në një maratonë prej 40 konferencash shtypi në gusht 2014 me të njëjtat broçkulla nga fillimi deri në fund. Po ato brockulla janë kthyer. Unë besoj se ka një arsye, janë të shqetësuar nga çështja të cilës i referohen për të akuzuar qeverinë. Janë të shqetësuar nga hetimet që kanë nisur lidhur me çështjen që i bëri të hidhen përpjetë.Edhe atëherë flisnin për 600 miliard dollarë të vjedhura nga ne, tani 600 e kanë bërë 800 dhe pastaj meqë kryetari në detyrë thotë 500, kryetari de facto thotë 800, kanë bërë një mesatare dhe kanë thënë po e lëmë 600. Edhe atëherë thanë se do ngrenë komision hetimor, pse nuk e ngritën.Rama: Opozita nuk bëri asgjë për interesat e Shqipërisë, vetëm pazare"Sado të mundohet të fshihen pas vendimeve të ERE kam frikë për ta se nuk do ti fshihen dot atyre që do të hetojnë me kompetnca të larta profesionale të gjithë këtë Pazar. Për të mos folur pastaj për përzënien e dhunshme në përdorimin e policisë së shtetit në mënyrën më të jashtëligjshme në asetet e një kompanie tregtare, çka u konfirmua dhe nga vendimet e të gjitha prokurorive të rretheve për pushimet e të gjitha çështjeve penale ndaj punonjësve të ÇEZ duke u dhënë një armë vrasëse në dorë palës çeke. Veprimet dhe mosveprimet e qeverisë së shkuar përgjatë periudhës 2010-2012 që kanë shërbyer si objekt i konfliktit me palën ÇEZ kanë pasur në folus vetëm pazaret apo prishjet e tyre.Po të shikosh ecurinë e marrëdhënieve mes qeverisë dhe ÇEZ,çka jam i bindur se hetuesit kombëtar dhe ndërkombëar do të mund ta lexojnë shumë përtej asaj që lexon syri ynë, është fare e qartë se ka një ngritje dhe një ulje të këtyre marrëdhënieve nga rozë në blozë vetëm të nivelit të pazarit. Favore, ku hyn dhe favori për përfshirjen e një numri kompanish pranë këtij pushteti që sot janë katandisur.Favore që janë denoncuar publikisht nga ne si opozitë në atë kohë. Dhe deri tek favore nëpër zona për të mos ndërprerë energjinë se janë tanët, ta vjedhin s’ka problem. Lista e të favorizuarve është e larmishme, që nga një këshilltare e paraardhësit tek ministra dhe në mënyrë permanente drejtuesi i ERE që lumadhi ishte thjesht zëdhënës i orekseve politike dhe financiare të pushtetit të djeshëm mbi ÇEZ.Një marrëdhënie e tillë e ndërtuar në kurriz të një populli të tërë, dhe pa llogaritur se kompanitë nuk mund dot të kenë një të gjatë nëse funksionojnë si një pjesë e një bande të përbashkët kompani-qeveri, nuk mund të vazhdonte gjatë. Erdhi dita që doli jashtë kontrollit, çfarë kërkonte njëra palë se plotësonte tjetra. Dhe kur situata doli jashtë kontrollit u mor vendimi për ti nxjerrë jashtë me dhunë pa menduar fare për pasojat". /Oranews.tv/