Ekrane të mëdhenj në Elbasan për të parë ndeshjen "Shqipëri-Serbi"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2015, 11:34
Një ditë feste për Elbasanin. E quan kryetari i bashkisë Qazim Sejdini ditën e sotme.Në një intervistë për Ora News Sejdini u shpreh: "Kemi treguar që kemi shume ditë vere pas ndërtimit të “Elbasan Arena”. Kemi një plan masash me policinë e shtetit. Nuk ka asnjë anomali. Kjo do të jetë një ditë kuq e zi si ndeshjet e tjera. Pas ores 12 bulevardi Aqif Pasha do të kthehet vetëm në pedonale dhe nuk do të lejohen automjetet. I kam kërkuar qytetarëve të mos lëvizin me makina. Do tregojnë mikpritje siç kemi treguar çdo herë tjetër”Sejdini duke uruar fitoren e kombëtares tonë tha se Bashkia ka marrë masa që të gjithë të shikojnë ndeshjen me ekrane të mëdhenj që do të vendosen në qytet
/Oranews.tv/