Ali Ahmeti i BDI-së do të jetë në ‘Elbasan Arena’ për ndeshjen, ja bileta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2015, 11:05
Mes shumë personaliteteve në tribunën Vip të “Elbasan Arena” do të jetë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.Mediat në Maqedoni kanë siguruar një foto të biletës që mban emrin e kreut të integristëve.Ahmeti ka qënë për herë të fundit në “Elbasan Arena” në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, e përfunduar 1-1, ndërsa kësaj rradhe beson se do ti sjellë më shumë kuqezinjëve përballë Serbisë.Ndërkohë, dje deputeti i BDI-së Artan Grubi u ankua se FSHF nuk i kishte dhënë aq bileta sa duhej shqiptarëve të Maqedonisë. /INA/