Atmosfera në Morinë, tifozët me këngë e valle drejt Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2015, 10:43
Me këngë e valle qindra shqiptarë nga diaspora vijojnë të hyjnë nga pika e Morinit drejt Elbasanit, ku mbrëmjen e sotme zhvillohet ndeshja “Shqipëri-Serbi”.Gazetarja e Ora News Denisa Ruzi informon se ka fluks dhe puna vijon me intensitet të plotë si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo kosovare.Ndërkohë emocionet e tifozëve janë të mëdha.Të pyetur nga Ora News shumë shqiptarë të ardhur nga Kosova e Gjermania apo shtete të tjera shprehen për një rezultat 3 me 0 për Shqipërinë.Kontrolli nga policia është maksimal
/Oranews.tv/