Mirëmëngjes nga Elbasani i veshur kuq e zi

Elbasani sot është zgjuar kuq e zi, ndërsa mijëra tifozë të ardhur nga Maqedonia, Kosova e Danimarka po nisin të mbushin rrugët e qytetit.Në hyrje të tunelit të Elbasanit është vënë re prania e disa efektiëve të policisë. Gjithçka ka nisur mbarë në pritje të ndeshjes "Shqipëri-Serbi" sot në 20:45 në "Elbasan Arena"tifozet ne elbasan _ tifozet ne elbasan tifozet shqiptare shqiperi serbi shqiperi serbi_elbasan shqiperi serbi atmosfera ne elbasan12076864_10206436449143733_615349652_n 12086829_10206436448823725_1792399236_nshqiperi serbi..8 Tetor 2015Sot   në  orën  08:00   do  të  bllokohen  disa  segmente  rrugore si dhe   do   të  ndalohet   qarkullimi   I   mjeteve në  këto  akse  rrugore,  konkretisht:

  • Bulevardi “Qemal Stafa”  që   fillon  nga  Posta  deri  në  dalje  të  unazës  për  në  Librazhd
  • Bulevardi “Aqif   Pasha”,  që  fillon  nga  1 Maji  deri  tek  ish-konservimi  i   vjetër
  • Nga ish-konservimi  I  vjetër  deri   tek   Harullajt
 
  • Nuk   do  të  lejohet  parkimi  I  mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.
  • Nuk do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë
  • Nuk do  të  lejohet    lëvizja    dhe  parkimi  I  mjeteve  në   dy  Bulevardët  Kryesorë
Hyrja e sportëdashësve do të  fillojë  në   orën  16:30  dhe  do  të  mbarojë  në  orën  20:15,  me  qëllim shmangien e radhëve    të   gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   2300  punonjës  policie,  nga  këto   365   punonjës  policie  do  të  jenë  nga  Drejtoria  e  Policisë   Qarkut  Elbasan.Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletëTë  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:
  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të cfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale  (të  cfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.Për   të  gjithë   tifozët  që  kanë  prerë  biletat    për  të  parë  ndeshjen që   ju   bëjmë  me  dije   se    në  Stadium   do   të   lejohen   vetëm  këto  veshje:Shalli  me   flamurin  Kuq e   ZiBluza, ose   shalle  të  stampuara  vetëm  me flamurin  dhe   simbolet   “Kuq e  Zi”Flamuri   Kombëtar  dhe  asnjë    banderolë   tjetër.Shalli    me  mbishkrimin “Plisat”Nuk   do të lejohen:Banderola  me   mbishkrimin  “Shqipëria  Etnike”Asnjë  bluzë  ose  shall  me   simbolet  e  Kosovës.Asnjë   bluzë  ose  Shall   me   mbishkrimin  “Harta  Etnike”Asnjë   bluzë  ose  Shall   me   mbishkrimin  “Shqipëria  Autoktone”Asnjë   bluzë  ose  Shall   me   mbishkrimin  e  ndonjë  heroi   të  Kosovës.Nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.