Serbia notë proteste ambasadës së Shqipërisë në Beograd

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar një notë protese ambasadorit shqiptar në Beograd Ilir Boçka në lidhje me incidentin e ndodhur në Tiranë, me autobusin që po transportoheshin lojtarët serbë.Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Serbisë thuhet:“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë thirri urgjentisht sonte  ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Boçka të cilit do t’i dorëzohet një notë proteste në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe sulmit të ekipit të futbollit të Republikës së Serbisë.Përkundër faktit se kjo është një lojë me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për të metat serioze të autoriteteve përkatëse të Republikës së Shqipërisë në organizimin e ndeshjeve të futbollit.Republika e Serbisë kërkon që ekipit të futbollit serb ti mundësohet plotësisht  të jetë i sigurt duke qëndruar në Shqipëri për të luajtur në ndeshje.Republika e Serbisë pret që autorët e këtij incidenti të zbulohen menjëherë dhe të dënohen”MPJ serbe