PDIU merr postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme

Në vendimet e Këshillit të Ministrave të miratuara ditën e sotme, bie në sy përfshirja e PDIU në në qeveri.Këshu KM ka emëruar Halil Hysenin nga radhët e PDIU si zv/ministër i Punëve të Jashtme.Hyseni është zyrtari i dytë nga PDIU që merr një post të rëndësishëm pas atij të Shpëtim Idrizit, i cili mori atë të nënkrytarit të kuvëndit.Përfshirja e PDIU-së në ekzekutivin shqiptar vjen vetëm pak ditë nga takimi i kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizi, me kryetarin e Kuvendit, ilir Meta.Në mbledhjen e qeverisë po ashtu u vendos për një ndihmë financiare në mbështetje të familjes së komandantit të vrarë të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta.