Tranportonin drogë me mushka, grabitësit plagosin njërin prej vëllezërve

Trafiku i narkotikëve ishte shkak i plagosjes së një dite më parë të një shtetasi në Përmet. Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së të martës, ku sipas njoftimit të bluve 4 persona kanë rënë në prangat e policisë, 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar dhe 100 kg marijuanë.

Ngjarja - Policia bën me dije se gjithçka ka nisur për lëndën narkotike. Gazmor Ibro 39 vjeç, banues në fshatin Nikollar të Skraparit sëbashku me dy vëllezërit e tij po transportonte me mushka drogën, kur Roland Pata 41 vjeç ,Altin Merdani 36 vjeç, Stefan Gjoka 32 vjeç, dhe Elton Abazaj 34 vjeç u kanë dalë përpara për ti grabitur. Sipas bluve ata kanë shtënë me armë zjarri duke lënë të plagosur Gazmor Ibron.

Për ngjarjen policia ka arrestuar: 1.Roland Pata , 41 vjeç lindur Peshkopi dhe banues në Tepelenë . 2-Altin Merdani 36 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj Tepelenë . 3. Gazmor Ibro 39 vjeç, banues në fshatin Nikollar Skrapar,( i cili ndodhet në spitalin e Traumës pas plagosjes) 4.N.Z, bashkëjetuese e të arrestuarit, shtetasit Roland Pata. 

Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e plagosjes dhe dy vëllezërit e Ibros. 

1-Stefan Gjoka , 32 vjeç, banues Qeparo Vlorë. 

2-Elton Abazaj , 34 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër. 

3-Ilirjan Ibro 35 vjeç, banues në Nikollar Skrapar. 

4-Fatri Ibro 37 vjeç, banues në Nikollar Skrapar. 

Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy doza kokaine 1.5 gram si dhe 5.1 gram hashash. Lënda narkotike u gjet në banesën e Roland Patës. 

Krahas 100 kg marijuanë që ju kap në vendngjarje, vëllezërve Ibro u janë gjetur në banesë edhe 60 bimë narkotike kannabis sativa. Policia ka sekuestruar gjithashtu tre automjete me targa AA122JC ; AA042 AU dhe AA337HY, 11 dhe gëzhoja automatiku mod. 56, 2 gëzhoja pistolete të kal. 7.62mm dhe një fishek mod. 56 Materialet lidhur me rastin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Përmet, ndërsa po punohet për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.