Rama, De Biasi e lojtarët e kombtares: Të gjithë sëbashku për ëndrrën kuq-e-zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2015, 21:56
Kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare të FB-së ka publikuar një video ku është sëbashku me trajnerin e kombtares Gianni De Biasi dhe disa lojtarë të ekipit si Cana, Gashi, Hysaj, portieri Berisha, e Cikalleshi.“Mirëmbrëma nga foleja e ujqërve kuq-e-zi,” thotë kryeministri në fillim të meszhit që përcolli për t’u sjellë me dinjitet, maturi dhe europianizëm në shkallët e stadiumit.Pas tij foli edhe De Biasi në shqip : “Ne jemi shqiptarë, ne jemi europianë”.“Ta kthejmë në festë ditën e 8 tetorit, të gjithë sëbashku,” shprehet në video sulmuesi Sokol Cikalleshi.Po ashtu edhe kapiteni i skudrës Cana tha se i vetmi qëllim i lojtarëve është “Franca 2016”.