Shqipëri- Bullgari, propozohet linjë direkte ajrore dhe linjë hekurudhore
Presidenti Bujar Nishani bashkë me zonjën e parë Odeta Nishani po zhvillon një vizitë në Bullgari me ftesë të homologut Rosen Plevneliev.Në takimin kokë më kokë, temë kryesore e diskutimeve ishte mbështetja e Bullgarisë ndaj Kosovës në nismat rajonale dhe institucionet ndërkombëtare.Ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp, dy krerët e shteteve kërkuan rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.Bujar Nishani: "Ramë dakord që të nxisim më tej të gjitha strukturat shtetërore të dy vendeve tona për të krijuar atmosferën e nevojshme për një bashkëpunim të mirë ekonomik dhe tregtar. Pavarësisht se kemi një kuadër shumë të mirë ligjor bashkëpunimi në fuqi, si dhe vullnet politik të shprehur, ende rezultatet në këtë aspekt janë larg të qenit shumë të mira."Në këtë drejtim, presidenti Bullgar ishte konkret duke propozuar një linjë hekurudhore dhe një linjë ajrore direkte mes dy vendeveDuke u ndalur tek zhvillimet ndërkombëtare, presidenti Nishani tha se duhet më shumë vëmendje për kërcënimet që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe ISIS.Bujar Nishani: "Sa i përket emigracionit nga Siria dhe Iraku, deri tani vendet tona nuk kanë qenë rrugë kalimi, por situatat e ndryshme na bëjnë që të jemi të vëmendshëm dhe marrim masat e nevojshme për përballimin e çdo situate".Presidenti Nishani u takua edhe me Kryeministrin bullgar Bojko Borissov me të cilin vlerësoi se eksperienca e fituar gjatë anëtarësimit në BE mund të jetë një ndihmë edhe për Shqipërinë./Oranews.tv/