Mustafa qëllohet me vezë për herë të dytë, arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes/ VIDEO
Kryeministri Isa Mustava është sulmuar me vezë në komunën e PodujevësSulmi ndodhi paraditen e sotme teksa Mustafa po mbante fjalën e rastit me rastin e manifestimit "Dita e mjedrës" që mbahet në sheshin "Ali Ajeti" pranë Komunës së Podujevës.Menjëherë ka reaguar sigurimi të cilët i kanë larguar personat që dyshohet se kanë gjuajtur vezë drejtë kryeministrit. Mediat kosovare bëjnë të ditur se policia arrestoi dy aktivistët të Vetëvendosjes. Ata janë Blerim Maqastena dhe një person tjetër ende I paidentifikuarMustafa ka qëndruar në Podujevë bashkë me shefin e USAID-it për subvencionet në mjedër.Sulmi ndodhi në Llapin që njihet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie, respektivisht kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.Kjo është hera e dytë që kryeministri sulmohet me vezë pas sulmit në seancë parlamentare ku kryeministri do mbronte marrëveshjen Kosovë- Serbi. Mustafa u sulmua nga deputetë të opozitës . Kryeministri Mustafa sulmohet me veze ne Podujeve by Gazetaexpresstv1
