Nick Jonas: Me Kate Hudson jemi thjesht shokë

 Këngëtari 23-vjeçar Nick Jonas, fundjavën që lamë pas, u fotografua së bashku me aktoren Kate Hudson duke u argëtuar në “Disney” dhe menjeherë nisën thashethemet se mes dy artistëve mund të kishte filluar një romance e re.Megjithatë ai preferon t'i mbajë disa gjëra te fshehta. I pyetur gjatë në një  intervistë për radion Fresh FM, Jonas tha se preferon që të mos ndajë gjë nga jeta e tij personale, të paktën për momentin.Nuk do të ishte problem për Jonas të pranonte se mes tij dhe 36-vjeçares Hudson ka vetëm një shoqëri të pastër. Mos ndoshta fakti që nuk ka dalë hapur do të thotë se vërtet ka diçka midis tyre. Këtë vetëm koha do e vertetojë! Aktorja e njohur,Ndërsa sa për të rejat mbi Kate Hudson, ajo është bërë së fundmi imazhi i kalendarit të Campari-t për vitin 2016. Aktorja e njohur vjen sensuale, ndërkohë që Campari ka publikuar disa foto të saj.